KRU ‘Prishtina’, konsumatorëve: Ujin e pijes mos e përdorini për ujitje dhe mbushje të pishinave

10 qershor 2026 | 16:35

Kompania e Ujësjellësit Rajonal (KRU) “Prishtina” u ka bërë thirrje konsumatorëve të saj që ujin e pijes ta përdorin me kujdes dhe në mënyrë sa më racionale.

Kjo kompani ka thënë se rritja e konsumit të ujit është rritur dhe për të siguruar furnizim të rregullt duhet që uji i pijshëm të mos përdoret për nevoja të tjera, si ujitje të kopshteve, mbushje të pishave e larje të automjeteve.

“Në këtë periudhë, konsumi i shtuar dhe përdorimi i ujit për nevoja që nuk lidhen drejtpërdrejt me konsum familjar po krijojnë ngarkesë të konsiderueshme në sistemin e furnizimit me ujë. Për këtë arsye, kërkojmë nga të gjithë qytetarët që të shmangin përdorimin e ujit të pijshëm për larjen e automjeteve, mbushjen e pishinave, ujitjen e kopshteve dhe sipërfaqeve të mëdha të gjelbëruara, si dhe për aktivitete të tjera që mund të shtyhen ose të realizohen me sasi më të vogla uji”, ka njoftuar KRU “Prishtina”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Prishtinë, ka caktuar seancën fillestare ndaj 21…