Gjigantët anglezë në garë për Olmon
10 qershor 2026
| 16:38
Dani Olmo mund të largohet nga Barcelona këtë verë. Sipas raportimeve në mediat britanike, Arsenali dhe Chelsea janë të interesuar për reprezentuesin spanjoll, ndërsa Barcelona kërkon rreth 70 milionë euro për kartonin e tij.
Olmo, që kontribuoi me 18 gola sezonin e kaluar, shihet si një përforcim i rëndësishëm për të dy klubet londineze dhe Premier League duket të jetë destinacioni më i mundshëm për të.



