Ermal Panduri i ‘Dukagjinit’: KPM sot ka fol qysh me ndalu transmetimin e “Debat Plus”

10 qershor 2026 | 18:27

Autori i “Debat Plus”, Ermal Panduri ka njoftuar se Komisioni i Pavarur i Mediave në një nga mbledhjet e tij ka diskutuar për ndalimin e këtij emisioni.

Madje, Panduri ka bërë të ditur se ka qenë nënkryetarja e KPM-së, Drita Morina ajo e cila ka paralajmëruar ndalimin e Debat Plus-it.

Ai ka thënë se nëse ka nga ata që mendojnë se ky emision mund të ndalohet me presion e kërcënime, sipas tij kanë keqkuptuar historinë e emisionit, dhe se Debat Plus ka mbijetuar pikërisht për shkak se nuk i ka takuar asnjë pushteti.

“Dmth sot KPM paska fol qysh me e ndalu transmetimin e Debat Plus-it! Pushka top ju boft’. Kjo është Drita Morina, nënkryetarja e KPM që paralajmëroi ndalimin e Debat Plus! Nëse dikush mendon se Debat Plus mund të ndalet me presion, vendime apo kërcënime, e ka keqkuptuar krejt historinë e këtij emisioni. Debat Plus ka mbijetuar sepse nuk i ka takuar asnjë pushteti. Do të vazhdojë pikërisht për të njëjtën arsye”, ka shkruar Panduri në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësja e Dhomave të Specializuara në Hagë, Angela Griep, ka…