AGK: KPM-ja është vënë tërësisht në funksion të politikave të Vetëvendosjes

10 qershor 2026 | 22:45

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së nënkryetarës të Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM), Drita Morinës, ku kjo e fundit ka propozuar në mbledhjen e ardhshme të shqyrtohet mbyllja e emisionit “Debat Plus” në TV Dukagjini.

AGK përmes një reagimi në rrjetin social Facebook këtë deklaratë të Morinës e ka cilësuar si të papranushme dhe të papërgjegjshm, duke e konsideruar si një sulm frontal ndaj lirisë së medias dhe shprehjes në Kosovë, raporton Periskopi.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është thellësisht i shqetësuar nga diskutimi i sotëm në Komisionin e Pavarur të Mediave, ku nga nënkryetarja Drita Morina është propozuar që në mbledhjen e radhës të diskutohet mbyllja e emisionit Debat Plus në TV Dukagjini.AGK-ja e vlerëson këtë deklaratë si të papranueshme, të papërgjegjshme dhe si sulm frontal ndaj lirisë së medias dhe shprehjes në Kosovë. Diskutimi i sotëm është vazhdimësi e vendimeve të pabaza ndëshkuese kundër mediave në ditët e fundit.AGK-ja rithekson se nuk është në kompetencën e KPM-së të dënojë mediat dhe gazetarët për shkak të debatit dhe deklaratave të të ftuarve.”, thuhet në reagim.

AGK-ja tutje rithekson se nuk është në kompetencën e KPM-së të dënojë mediat dhe gazetarët për shkak të debatit dhe deklaratave të të ftuarve.

“Vendimet e paprecedentë me gjoba nga përbërja e re e KPM-së vërtetojnë alarmin e ngritur nga AGK-ja dhe shoqëria civile se KPM-ja është vënë tërësisht në funksion të politikave të Vetëvendosjes dhe Qeverisë, të cilat synojnë intimidimin e mediave dhe gazetarëve.Liria e medias dhe e shprehjes është e drejtë e garantuar në Kosovë, ndërsa pluralizmi mediatik është vlerë që asnjë vendim i KPM-së nuk mund ta zhbëjë.”, thuhet tutje në reagim.

AGK-ja i bën thirrje KPM-së që të heqë dorë menjëherë nga praktika e ndëshkimit të mediave dhe ta kryejë punën e saj brenda kompetencave që ka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e Degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në…