Hoti kritikon edhe opozitën: Nëse ka një kauzë për të cilën duhet protestuar deri në largimin e qeverisë, ajo është për projektin e gazit amerikan

11 qershor 2026 | 13:31

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka vazhduar kritikat ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, lidhur me projektin e gazit amerikan.

Ai ka vlerësuar se për këtë çështje duhet të organizohen edhe protesta.

Në këtë kontekst, Hoti ka kritikuar edhe opozitën.

“Pse Kurti e refuzon projektin e gazit amerikan, në situatën kur të gjitha vendet e rajonit po përfshihen në këtë projekt strategjik për të dalë nga sfera e ndikimit rus? Pse Kurti nuk ka bërë absolutisht asgjë në gjashtë vite të qeverisjes së tij sa i përket ndërtimit të kapaciteteve të reja energjetike? Kujt i intereson që Kosova të vazhdojë të jetë e varur nga importi i energjisë? Këto besoj se janë pyetjet thelbësore për secilin politikan dhe secilin qytetar”, ka shkruar ai në “Facebook”

Më tutje, Hoti ka vlerësuar se opozita nuk po i kushton rëndësinë e duhur kësaj çështjeje.

“Është për keqardhje të shohësh sa me lehtësi e tejkalojnë këtë temë disa opozitarë, të cilët mjaftohen me përdorimin e saj vetëm në kohë zgjedhjesh. Nëse ekziston një kauzë për të cilën duhet dalë në rrugë me protesta demokratike deri në largimin e kësaj qeverie, ajo është ky projekt i gazit. Nuk bëhet fjalë për një projekt të zakonshëm ekonomik, por për orientimin gjeopolitik të Kosovës, për sigurinë energjetike dhe për aleancën tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Heshtja përballë një dëmi të tillë nuk është neutralitet – është bashkëfajësi. Kauzë për të protestuar deri në largimin e qeverisë ka qenë gjithashtu edhe suspendimi i Kosovës nga stërvitja ushtarake ‘Defender Europe 23’ në vitin 2023, si dhe pezullimi i dialogut strategjik Kosovë–ShBA në shtator të vitit 2025”, ka shkruar Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po vazhdon numërimin e votave…