80 mijë tifozë priten sonte në ndeshjen hapëse të Botërorit mes Meksikës e Afrikës së Jugut

11 qershor 2026 | 20:26

Sonte nis zyrtarisht Kupa e Botës me ndeshjen hapëse mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut, e cila pritet të zhvillohet në një atmosferë të jashtëzakonshme në stadiumin “Estadio Azteca”.

Sipas mediave, mbi 80,000 spektatorë do të jenë të pranishëm në tribuna për të ndjekur përballjen e parë të turneut më të madh të futbollit në botë.

Ndeshja mes dy kombëtareve rikthen një përballje historike, pasi Meksika dhe Afrika e Jugut kishin hapur edhe Kupën e Botës 2010 në Johanesburg, duke shtuar simbolikën e kësaj sfide.

Ndeshja luhet nga ora 21:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka ardhur momenti. Spektakli më i madh i futbollit në…