Tetë kandidatët më të votuar të AAK-së që pritet t’i zënë ulëset e deputetit
Nga rreth 90% të votave të numëruara, këta janë tetë emrat më të votuar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
1. Ardian Gjini – 37,560 vota 2. Ramush Haradinaj – 33,766 vota 3. Daut Haradinaj – 25,426 vota 4. Besnik Tahiri – 22,009 vota 5. Bekë Berisha – 18,236 vota 6. Burim Ramadani- 16,071 vota 7. Time Kadrijaj – 15,403 vota 8. Agim Çeku – 14,199 vota Megjithatë, procesi i numërimit ende nuk ka përfunduar. Kanë mbetur pa u numëruar një pjesë e votave nga vendvotimet e rregullta, si dhe votat me kusht, votat nga misionet diplomatike, votat me postë dhe ato të personave me aftësi të veçanta. Deri më tani janë numëruar votat e 2,230 nga gjithsej 2,498 vendvotimeve të rregullta në Kosovë. Për votat për subjektet politike janë numëruar 100% nga vendvotimet e rregullta. Rreth 100 mijë vota nga jashtë vendit dhe votat me kusht mund të shpërndajnë edhe pesë mandate të tjera.



