Edi Rama uron Kosovën: Gëzuar 27-vjetorin e çlirimit
12 qershor 2026
| 13:20
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar Kosovën për 27-vjetorin e çlirimit .
Shefi i qeverisë shqiptare ka postuar disa fotografi në “Facebook”, të cilat tregojnë momentet e mbi dy dekadave më parë ku në Kosovë uishte larguar represioni i ushtrisë së ish-Jugosllavisë.
“Gëzuar 27 vjetorin – Ditën e Çlirimit”, ka shkruar Rama.
12 qershori për Kosovën nuk është vetëm një datë në kalendar, por një kthesë historike që ndryshoi fatin e saj.
Sot, qytetarët e Kosovës shënojnë 27-vjetorin e Ditës së Çlirimit, momentin kur vendi doli nga një periudhë e gjatë dhune, frike dhe shkatërrimi, për të hyrë në një epokë të re lirie dhe ndërtimi shtetëror.



