Bashkëluftëtarët vendosin fotografinë e Hyzri Tallës në vendin e rënies

12 qershor 2026 | 14:08

Sot në Prishtinë, bashkëluftëtarë kanë vendosur një fotografi përkujtimore të dëshmorit të Kosovës, Hyzri Talla, në vendin ku ai ra heroikisht pranë Qendrës Tregtare në lagjen Bregu i Diellit.

Ky akt u bë në shenjë nderimi dhe kujtimi për veprën e tij gjatë luftës për liri.

Hyzri Talla kishte rënë më 1 dhjetor 1998, duke u bërë pjesë e historisë së rezistencës dhe sakrificës për çlirimin e vendit.

No description available.

Ai ishte i angazhuar me tërë qenien e tij për lirinë të cilën ne të gjallët dhe brezat e mëpastajmë e jetojmë dhe gëzojmë.

Vendosja e fotografisë u përshkrua nga pjesëmarrësit si një gjest simbolik për të ruajtur kujtimin e tij dhe për të nderuar kontributin e tij në për çlirimin e Kosovës.

No description available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) “Prishtina” ka njoftuar se po…