KRU ‘Prishtina’: Mbi 27 mijë llapjanë përfitojnë nga projekti i ri i ujësjellësit

12 qershor 2026 | 13:57

Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) “Prishtina” ka njoftuar se po vazhdon angazhimin për përmirësimin e furnizimit me ujë dhe zgjerimin e rrjetit në komunën e Podujevës.

Sipas njoftimit në “Facebook”, me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë dhe investimin e vet ndërmarrjes, do të investohen mbi 2.2 milionë euro për të siguruar furnizim më të rregullt me ujë të pijshëm dhe zgjerim të rrjetit të ujësjellësit në qytet dhe disa fshatra.

Ky projekt pritet të përfitojë rreth 27 500 banorë në Podujevë dhe në fshatrat Llapashticë, Katunishtë, Gllamnik, Dumosh, Sfeçël, Livadicë, Ballovc, Lladovc dhe Surkish.

“Investimi parasheh ndërtimin dhe zgjerimin e linjave të reja të ujësjellësit, përmirësimin e presionit në rrjet, zvogëlimin e humbjeve teknike dhe rritjen e cilësisë së furnizimit me ujë të pijshëm për qytetarët. KRU “Prishtina” mbetet e përkushtuar për të sjellë shërbime më cilësore dhe infrastrukturë më të avancuar për të gjithë konsumatorët”, ka njoftuar KRU “Prishtina”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, ka ngritur shqetësime të forta…