Endriti Thaçi publikon mesazhin e babait nga Haga për vdekjen e Sahit Jasharit

12 qershor 2026 | 14:26

Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sahit Jashari.

Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij, Endrit Thaçi, përmes një postimi në “Instastory”, ku ka treguar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me të atin, i cili po mbahet në paraburgim në Hagë.

“Sapo përfundova një bisedë telefonike me babin. Ishte thellësisht i pikëlluar me ndarjen nga jeta të luftëtarit të orëve të para të UÇK-së, Sahit Jasharit. Nga Haga, ai më kërkoi t’ia përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjes Jashari, bashkëluftëtarëve dhe miqve. Ata që iu përgjigjën të parët kushtrimit të lirisë nuk do të harrohen kurrë!”, ka shkruar Endriti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se partia e…