Gjini: Nga frontet e luftës deri te shteti sovran, 12 qershori na kujton rrugën e krenarisë

12 qershor 2026 | 15:49

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka përkujtuar Ditën e Çlirimit të Kosovës, duke vlerësuar rrugën historike nga lufta çlirimtare deri te ndërtimi i shtetit sovran.

“Nga frontet e luftës çlirimtare e deri te themelet e shtetit sovran, 12 qershori na kujton rrugën tonë të krenarisë”, ka shkruar Gjini në “Facebook”.

Ai ka theksuar se Kosova sot duhet të qëndrojë e fortë, e bashkuar dhe e rreshtuar krah aleatëve që mbështetën lirinë e vendit.

“Kosova sot duhet të qëndrojë e fortë, e bashkuar dhe e rreshtuar krah aleatëve të lirisë sonë”, ka shkruar Gjini.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-diplomati holandez dhe ish-shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë…