Vdes motra e heronjve, Fahri e Bahri Fazliut
Është ndarë nga jeta Kimete Fazliu-Podvorica, motra e dy heronjve të kombit, Fahri e Bahri Fazliu.
Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e saj në rrjetet sociale.
Njoftimi i Fahri Fazliut të tij:
NJOFTIM MORTOR
Me dhimbje të thellë dhe zemër të thyer njoftojmë familjarët, miqtë, shokët dhe të gjithë dashamirët se ka ndërruar jetë halla ime e dashur, Kimete Fazliu-Podvorica – Motra e dy Heronjve të Kombit, Fahri e Bahri Fazliu.
Halla Kimete, ishte një grua e mrekullueshme, e përkushtuar ndaj familjes dhe të dashurëve të saj, e cila na la pas kujtime të vyera dhe një boshllëk të pazëvendësueshëm.
Për kohën dhe vendin e ceremonisë së varrimit do t’ju njoftojmë me kohë, pasi e ndjera ka ndërruar jetë në Gjermani.
Do të kujtojmë gjithmonë me dashuri dhe krenari.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për ty.



