Vetëvendosje ia merr edhe një ulëse AAK’së, Bekë Berisha mbetet jashtë Kuvendit

14 qershor 2026 | 09:17

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vijuar me publikimin e rezultateve të votimit me postë. Sipas përditësimit të fundit të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar ulësen e 51-të. AAK ndërkohë ka humbur një ulëse dhe ka rënë në 7-të.

Deri më tani janë numëruar 23% të votave me postë. LVV-ja ka marrë 9,119 Vota; Lidhja Demokratike e Kosovës 2,210 Vota; Partia Demokratike e Kosovës 876 Vota kurse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 570 vota.

Kandidati i Aleanës që mbeti jashtë Kuvendit si pasojë e votave të Diasporës për Vetëvendosjen është Bekë Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, shënon sot 80-vjetorin…