Sot nis ekzekutimi i 100 eurove për punëtorët e sektorit privat

15 qershor 2026 | 11:53

Punëtorët e sektorit privat pritet që gjatë ditës së sotme të marrin mbështetjen financiare prej 100 eurosh, e paraparë në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0.

Lajmi është konfirmuar nga zëvendësministri i Financave, Hysni Mehani, i cili ka bërë me dije se procesi i transferimit të mjeteve për përfituesit pritet të realizohet gjatë ditës.

Përveç ekzekutimit të pagesave, autoritetet kanë sqaruar edhe çështjen e aplikimeve që kanë përmbajtur gabime. Sipas Mehanit, qytetarët që kanë hasur probleme ose kanë plotësuar të dhëna të pasakta nuk do të mbesin jashtë skemës së përfitimit.

Ai ka theksuar se këtyre aplikuesve do t’u jepet mundësia të riaplikojnë, ndërsa rastet e tyre do të shqyrtohen nga komisionet përgjegjëse.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kalendari Hixhri bazohet në lëvizjen e Hënës, prandaj është hënor…