Ushtarët e Kosovës dhe Shqipërisë trajnohen bashkërisht për reagim ndaj katastrofave natyrore dhe urbane

15 qershor 2026 | 14:27

Në Qendrën Ndërkombëtare Trajnuese për Kërkim-Shpëtim të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) është mbajtur trajnimi “Kërkim-Shpëtim Urban Bazik dhe i Avancuar”, me pjesëmarrjen e ushtarakëve nga FSK-ja dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë.

Sipas FSK-së, trajnimi është fokusuar në përgatitjen e pjesëmarrësve për reagim ndaj katastrofave natyrore dhe atyre të shkaktuara nga njeriu, si dhe në zhvillimin e aftësive për operacione kërkim-shpëtimi në mjedise urbane.

Gjatë aktivitetit janë trajtuar tema që lidhen me planifikimin operacional, përdorimin e pajisjeve të specializuara, procedurat e kërkim-shpëtimit dhe ofrimin e ndihmës së parë.

FSK-ja ka theksuar se trajnimi përfaqëson “vazhdimësinë e bashkëpunimit bilateral mes Kosovës dhe Shqipërisë”, me synim rritjen e kapaciteteve për reagim në situata emergjente dhe forcimin e ndërveprimit ndërmjet dy forcave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ishte projektuar fiks 20 vjet më parë. Por, një kompleks…