Matoshi thumbon VV-në pas 52 ulëseve: Shumë mirë që iu ka shtu një ulëse veç të kishin edhe me punu najsen
15 qershor 2026
| 21:52
Sonte në POLITIKO të Kanal 10, po debatohet për votat e diasporës dhe rezultatet e tyre që po shfaqen nga KQZ, ku si duket pikërisht kjo votë do të jetë përacaktuese për Vetëvendosjen e cila me këtë rezultat ka mundësi me kriju Qeverinë me pakicat jo-serbe.
E lidhur me këto çështje, komentatori politik, Halil Matoshi duke komentuar 52 ulëset e VV-së. ka theksuar se kjo është shumë mirë, vetëm të kishin punuar më shumë.
“Ani shumë që iu ka shtuar edhe një ulëse, veç të kishin edhe me punu nasjen”, tha mes tjerash Matoshi, duke shtuar se me 52 ulëse e bën Qeverinë, por që sipas tij prap ka me qenë problemi presidenti.



