Tërmet i fortë godet Indonezinë

16 qershor 2026 | 09:02

Një tërmet me magnitudë 6.7 ballë goditi ishullin Sulawesi të Indonezisë, njoftoi Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS).

Tërmeti goditi në një thellësi të cekët prej 10 kilometrash.

Ndërkohë nuk ka patur raportime të menjëhershme për viktima apo dëme të konsiderueshme.

Agjencia për menaxhimin e fatkeqësive dhe agjencitë meteorologjike të Indonezisë nuk lëshuan menjëherë paralajmërim për cunami pas tërmetit.

Palu u shkatërrua nga një tërmet i fuqishëm dhe cunami në vitin 2018 duke lënë të vdekur më shumë se 4.000 njerëz dhe duke i bërë banorët veçanërisht të ndjeshëm ndaj aktivitetit sizmik në rajon. 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çmimet e naftës kanë vazhduar trendin rënës të martën, teksa…