Shkollave të Deçanit u dhurohen ekzemplarë të romanit “Revolta e Syzifit”
16 qershor 2026
| 09:24
Drejtori i Drejtorisë së Kulturës dhe i Arsimit i komunës së Deçanit, Besnik Hulaj, dje ka pritur në takim Fadil Muqollin, i cili, në emër të Qendrës Gjenocidi në Kosovë “Plagë e Hapur”, ka dhuruar për bibliotekat e shkollave të Deçanit dhjetëra ekzemplarë të romanit “Revolta e Syzifit” të autorit Bardhyl Mahmuti.
“Revolta e Syzifit” është shkruar dhe botuar në përkujtim të viktimave të gjenocidit në fshatin Poklek i Vjetër, duke shërbyer si udhërrëfyes që brezat e rinj të mos e harrojnë të kaluarën tonë të dhimbshme.



