Rahoveci shembull, bën sigurim shëndetësor për nxënësit parafillor në çerdhe

17 qershor 2026 | 11:20

Komuna e Rahovecit e udhëhequr nga kryetari Smajl Latifi është komuna e parë në nivel vendi që ka bërë sigurimin shëndetësor për nxënësit parafillor.

Latifi ka theksuar se ky projekt është pjesë e zotimeve të programit qeverisës, me qëllim që fëmijëve t’u sigurohet mbulim i shpenzimeve eventuale shëndetësore gjatë qëndrimit në institucionet parashkollore.

“Unë e kam pas synim dhe e kam shpalos si pjesë thelbësore të programit qeverisës për këto 4 vite edhe sigurimin shëndetësor për fëmijët meqë ne nuk po arrijmë sepse nuk është edhe kompetencë e jona me realizuar sigurim shëndetësor për të gjithë qytetarët sepse është kompetencë më të larta shtetërore, qeverisë, parlamentit, zbatimit të një ligji i cili ka ngelë. Ne kemi dashur që së paku fëmijëve t’iu sigurojmë dhe t’iu mbulojmë shpenzimet eventuale dhe t’i mbulojmë si komunë, kjo do të jetë së paku për 4 vite sa do të jem unë këtu”, ka thënë Latifi për “IndeksOnline”.

Nga ky projekt përfitojnë përafërsisht rreth 350 nxënës. Vlera e parashikuar e kësaj kontrate ka qenë 78 000 euro, ndërsa ajo është finalizuar në shumën prej 69 600 eurosh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) ka shprehur shqetësimin e…