Aksident i rëndë në Komoran, vdes një i mitur
17 qershor 2026
| 11:25
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Komoran, ku një i mitur ka ndërruar jetë.
Lajmin e ka bërë me dije zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka njoftuar se në aksident është përfshirë një automjet.
“Sot rreth orës 09:00, kemi pranuar informatën se në rrugën Carralevë-Komoran , ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident ka qenë e përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit ngasësi i automjetit nuk ka arritur t’i përballoj plagët, dhe i njëjti ka vdekur. Vdekja e viktimës (mashkull) i mitur është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka njoftuar Ahmeti për “Express”.



