Zyrtare: Bernardo Silva i bashkohet Real Madridit
17 qershor 2026
| 11:49
Real Madridi ka njoftuar zyrtarisht nënshkrimin e një ylli të ri të mesfushës. Real Madridi ka konfirmuar mbërritjen e mesfushorit 31-vjeçar portugez, Bernardo Silva. Ai i është bashkuar “Los Blancos” si lojtar i lirë, duke nënshkruar një kontratë dyvjeçare që do ta mbajë atë në klub deri në verën e vitit 2028.
Gjatë sezonit 2025/26, Silva ka luajtur 53 ndeshje për Manchester Cityn në Angli, ku ka shënuar tri gola dhe ka bërë pesë asistime.



