Albana Bytyqi fiton sërish mandatin e deputetes
17 qershor 2026
| 12:27
Albana Bytyqi ka arritur të sigurojë sërish mandatin e deputetes në Kuvendin e Kosovës nga lista e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në zgjedhjet e mbajtura më 7 qershor.
Ndërsa po vazhdon numërimi i votave me kusht dhe i votave të personave me nevoja të veçanta, Bytyqi ka arritur të marrë mbi 10 mijë vota.
Gjatë mandatit të kaluar, ajo ishte aktive në trajtimin e shumë çështjeve me interes për vendin, duke dhënë kontributin e saj në kuadër të Grupit Parlamentar të AAK-së.
AAK-ja deri më tani ka siguruar 7 ulëse në Kuvendin e Kosovës.



