Albana Bytyqi falënderon votuesit: Ky mandat më obligon edhe më shumë

18 qershor 2026 | 11:18

Pas përfundimit të numërimit të votave, Albana Bytyqi, ka falënderuar qytetarët për besimin e dhënë edhe për një mandat të ri si deputete e Kuvendit të Kosovës.

Ajo ka shkruar në “Facebook” se ky besim është obligim për të punuar me më shumë përkushtim, ndershmëri dhe afërsi me qytetarët.

“Numërimi i votave ka përfunduar, por përgjegjësia jonë sapo fillon. Faleminderit secilit qytetar që më 7 qershor e bëri zërin e tij të dëgjohet përmes votës. Faleminderit për besimin, mbështetjen dhe angazhimin e secilit aktivist e bashkatdhetari nga mërgata. Ky besim është obligim për të punuar me më shumë përkushtim, ndershmëri dhe afërsi me qytetarët. Unë do të jem në shërbimin tuaj si deputete pranë kërkesave dhe këshillave tuaja. FALEMINDERIT”, ka shkruar Bytyqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Apeli i Posaçëm kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GjKKO)…