Apeli i GjKKO-s lë në burg ish-presidentin Ilir Meta

18 qershor 2026 | 11:08

Apeli i Posaçëm kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GjKKO) ka rrëzuar një tjetër kërkesë të paraqitur nga Ilir Meta për ndryshimin e masës së sigurisë.

Me vendimin e dhënë,  siç shkruan Euronewsal, gjykata ka lënë në fuqi masën “arrest në burg” ndaj ish-presidentit të Shqipërisë, duke mos pranuar argumentet e paraqitura nga mbrojtja e tij.

Meta kishte kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë me një masë më të butë, por Apeli i GjKKO-së vlerësoi se kushtet që çuan në caktimin e “arrestit në burg” vijojnë të qëndrojnë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se…