Ilir Blakçori largohet nga Llapi

18 qershor 2026 | 16:49

Futbollisti ka njoftuar largimin nga KF Llapi, pasi i ka përfunduar kontrata me klubin nga Podujeva.

Përmes një mesazhi lamtumirës, ai ka falënderuar drejtuesit e klubit për bashkëpunimin dhe korrektësinë gjatë gjithë kësaj periudhe, si dhe ka shprehur mirënjohje për stafin teknik, bashkëlojtarët, stafin administrativ, ekipin mjekësor dhe të gjithë personat me të cilët ka punuar gjatë tri sezoneve.

Futbollisti ka theksuar se gjithmonë ka dhënë maksimumin për fanellën e klubit të qytetit të tij, duke u përpjekur të kontribuojë në realizimin e objektivave të skuadrës.

Një falënderim të veçantë ai ua ka kushtuar tifozëve të grupit “Legjendat” për mbështetjen e vazhdueshme, ndërsa në fund i ka uruar KF Llapi sa më shumë suksese në sezonin e ri dhe në vitet që vijnë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti nga Kosova, Veton Tusha, ka bërë një hap të…