Irina Shayk mahnit me fotot e reja, pozon me bikini provokuese

19 qershor 2026 | 16:14

Modelja e famshme, Irina Shayk, ka tërhequr vëmendjen e mediave me një set fotografik të ri për markën spanjolle “El Corte Ingles”, ku shfaqet me paraqitje shumë provokuese dhe elegante.

Në fotot e publikuara, 40-vjeçarja shfaqet me një kostum banje metalik në ngjyrë ari, i mbajtur me detaje unazash të arta, si dhe me një bikini me print tigri, duke theksuar stilin e saj të guximshëm dhe sensual.

Modelja ruse ka pozuar gjithashtu në një tjetër set fotografik ku shfaqet me estetikë më artistike dhe modë të lartë, pjesë e një projekti editorial që ka marrë vëmendje të madhe në industrinë e modës.

Irina Shayk, e cila është një nga figurat më të njohura të modelingut botëror, u bë e famshme ndërkombëtarisht pasi ishte modelja e parë ruse që u shfaq në kopertinën e “Sports Illustrated Swimsuit Issue” në vitin 2011.

E lindur në Rusi, ajo u zbulua nga një agjenci mode pas pjesëmarrjes në një konkurs bukurie, duke nisur kështu karrierën e saj në pasarelë dhe në fushatat e markave më prestigjioze në botë.

Sot, Irina Shayk konsiderohet si një nga supermodelet më të ndjekura në rrjetet sociale dhe një figurë e fortë në industrinë globale të modës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 18 qershor dhe natën e 19 qershorit u luajtën…