Kurti takon drejtuesit e qendrave të LV-së, diskutojnë për zgjedhjet e brendshme në parti që mbahen sivjet
19 qershor 2026
| 12:26
Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar për takimin e mbajtur të enjten me qendrat e partisë pas zgjedhjeve të 7 qershorit. Në këtë mbledhje ka marrë pjesë edhe kreu i kësaj partie, Albin Kurti dhe zyrtarë të tjerë të partisë.
Kurti në fjalën e tij ka falënderuar qendrat për angazhimin gjatë fushatës zgjedhore dhe në ditën e zgjedhjeve.
“Energjia, përgjegjësia dhe puna e treguar nga qendrat e Lëvizjes, kanë qenë vendimtare për fitoren tonë të madhe e të përsëritur”, ka thënë Kurti.
Siç ka njoftuar Vetëvendosje, në këtë mbledhje është diskutuar edhe për organizimin e zgjedhjeve të brendshme në LV që do të mbahen gjatë këtij viti.



