Statistikat flasin për Granit Xhakën në fitoren e Zvicrës ndaj Bosnjës
19 qershor 2026
| 14:49
Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka ishte dominant në fushë në ndeshjen ndaj Bosnjë-Hercegovinës.
Të dhënat statistikore e dëshmojnë një gjë të tillë.
Xhaka i kishte 115 kontakte me topin dhe plot 103 pasime, si asnjë lojtar tjetër.
Televizioni zviceran ka shkruar se Xhaka ka nisur çdo aksion dhe ishte po ashtu në çdo cep të fushës.
“Harta” e lëvizjes së tij në fushë e dëshmon këtë.




