Dogana sekuestron produkte të duhanit të ngrohur me vlerë rreth 12 mijë euro

19 qershor 2026 | 16:45

Njësitet anti-kontrabandë të Doganës së Kosovës, në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme operative për parandalimin dhe luftimin e kontrabandës, kanë realizuar kontrolle në tri lokacione të ndryshme në rajonin e Prishtinës.

Sipas njoftimit të doganës, gjatë kontrolleve të kryera, zyrtarët doganorë kanë hasur dhe sekuestruar gjithsej 33 mijë njësi të produkteve të duhanit të ngrohur të markës “TERREA”, të cilat përdoren në pajisje elektronike për ngrohjen e duhanit.

Vlera e përafërt e mallit të sekuestruar llogaritet të jetë rreth 12 mijë euro.

Po ashtu, është sekuestruar edhe një pajisje elektronike që shërben për përdorimin e këtyre produkteve.

Dogana e Kosovës ka bërë me dije se veprimet janë ndërmarrë në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme për luftimin e kontrabandës dhe mbrojtjen e tregut të ligjshëm.

Rasti po trajtohet nga autoritetet kompetente, ndërsa ndaj personave të përfshirë do të ndërmerren veprimet e parapara me legjislacionin në fuqi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të gjithë e kemi përjetuar këtë moment. Përpiqeni të kapni…