Aksident tragjik në aksin Fier–Lushnjë, 35-vjeçari humb jetën
19 qershor 2026
| 20:29
Një aksident me vdekje ka ndodhur në autostradën Fier-Lushnje, në vendin e quajtur Vajkan. Sipas burimeve policore një i ri rreth 35 vjeç, pasi ka dalë nga rruga teksa ka qenë duke udhëtuar me motorr ka humbur jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe grupi hetimor për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti me pasoja fatale.



