Gjenden mbetje mortore në Vushtrri, dyshohet se janë të një personi të zhdukur gjatë luftës
20 qershor 2026
| 12:03
Dje në Vushtrri janë gjetura eshtra të një personi që dyshohet të jetë i zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Policia tha se mbetjet e eshtrave janë marrë nga njësiti i Institutit të Mjekësisë Ligjore për të ekzaminuar dhe identifikuar.
“Vushtrri, 1998/1999. Me 19.06.2026 gjatë gërmimit në varrezat e qytetit të Vushtrrisë janë hasur eshtra të një personi i cili dyshohet të jetë zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë. Mbetjet e eshtrave janë marrë nga njësiti i IML-së për ekzaminim dhe identifikim”.



