Hetim i vdekjes në Bubavec të Malishevës
Në fshatin Bubavec të Malishevës, të shtunën, është raportuar se një grua kosovare është dërguar pa shenja jete në QKMF Malishevë. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e saj.
Sipas mjekut kujdestar, viktima dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Njoftimi i plotë i policisë:
HETIM I VDEKJES/Fsh. Bubavec, Malishevë 20.06.2026 -NN. Është raportuar se viktima femër kosovare është dërguar pa shenja jete në QKMF Malishevë, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e saj. Sipas mjekut kujdestar viktima dyshohet se ka ndërruar jetë prej arrestit kardiak. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.



