Zyrtare: Edvin Kuç rikthehet te Ballkani
21 qershor 2026
| 15:23
Nënkampioni i Kosovës në futboll, Ballkani, ka zyrtarizuar rikthimin e njërit prej ikonave të klubit.
Bëhet fjalë për Edvin Kuç, i cili më parë ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit te suharekasit.
Kuç rikthehet në futbollin kosovar pas një aventure dyvjeçare në Azerbajxhan.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë Ballkani, përmes një videoje të publikuar në faqen e tyre zyrtare.
32-vjeçari ishte një nga yjet e gjeneratës së artë të drejtuar nga Ilir Daja, me të cilën kishte fituar tre tituj kampioni, Superkupën, si dhe kishte luajtur në fazën e grupeve të UEFA Conference League.



