Policia sekuestron armë, municion dhe pajisje në tri raste në Zubin Potok

22 qershor 2026 | 11:28

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së diel janë zbuluar dhe sekuestruar armë zjarri, municion dhe pajisje të ndryshme në tri lokacione të ndara në komunën e Zubin Potokut.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, në një objekt që përdorej si shtallë për mbajtjen e bagëtive është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri, pesë karikatorë të armës së gjatë me gjithsej 151 fishekë, pjesë të uniformës së kamufluar, si dhe pajisje ndriçuese me bateri.

Në një rast tjetër, në një objekt të ngjashëm në të njëjtën zonë, janë sekuestruar një armë zjarri, 74 fishekë të saj dhe 254 fishekë të armës së gjatë

Ndërkaq, në një objekt të pabanuar, policia ka gjetur një pushkë me bajonetë, 11 fishekë të saj, 33 fishekë të tjerë të armës së gjatë, dy pajisje për mbushjen e fishekëve të armës së gjuetisë, rreth 200 gramë barut dhe rreth 2 kilogramë sfera metalike të destinuara për prodhimin e municionit.

Të gjitha provat materiale janë sekuestruar nga Policia e Kosovës, ndërsa rastet po hetohen nga njësitet kompetente policore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe pse martesa e tyre përfundoi në vitin 2025, Jennifer…