Më shumë sipërfaqe e shfrytëzuar e tokës bujqësore në 2025 sesa në 2024
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet e Anketës së Ekonomive Bujqësore (AEB) për vitin 2025.
Të dhënat tregojnë se sipërfaqja e përgjithshme e shfrytëzuar e tokës bujqësore u rrit për 510,90 ha (0,1%) në vitin 2025 krahasuar me vitin 2024.
Nga gjithsej sipërfaqja e shfrytëzuar e tokës bujqësore në vitin 2025, pjesa më e madhe u përket livadheve dhe kullosave (përfshirë tokën e përbashkët) ishte 216 697,39 ha krahasuar me vitin paraprak 2024 (që ishte 216 534,33 ha).
Rritja e sipërfaqes te toka e përbashkët si rezultat i rritjes se numrit të blegtorisë.
Toka e punueshme – arat marrin pjesë me 45.0% në gjithsej sipërfaqja e shfrytëzuar e tokës bujqësore dhe kopshtet me 0,2%.
Gjatë vitit 2025, gjithsej toka e punueshme – arat, ishte 189 131,22 ha, pjesa më e madhe ishte me: drithëra (128 190,63ha, ose 67,8%); bimë foragjere (36 446,35 ha, ose 19,3%); perime 9 841,44 ha në fushë të hapur, në serra dhe kopshte (prej të cilave perime në fushë të hapur dhe serra ishin 8 946,37ha, ose 4,7%); patate (3 375,16ha, ose 1,8%); bishtajore (2 257,45ose 1,2%); bimë industriale ( 1 254,60ha, ose 0,7%); kultura të tjera (2 556,27ha, ose 1,4%) dhe tokë djerrinë ishte 6 104,38 ha ose 3,2%.
Sipërfaqe e ujitur, të paktën një herë gjatë periudhës referuese të anketës në vitin 2025, ishte 34 240,28 ha.
Kurse, gjithsej sipërfaqja e trajtuar me pesticide në vitin 2025 ishte 123 045,50 ha.
Rezultatet e kësaj ankete tregojnë se blegtoria në Kosovë, gjatë vitit 2025, sa i përket numrit të gjedheve ishte 241 423, ku krahasuar me vitin paraprak 2024 (që ishte 240 848), ka një rritje të lehtë.
Sa i përket numrit të deleve gjatë vitit 2025 ishte 211 178, ku krahasuar me vitin paraprak 2024 (që ishte 209 947), vërehet një rritje e lehtë.



