Gola merr pjesë në sesionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg

22 qershor 2026 | 15:38

Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Ardian Gola, po merr pjesë në sesionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), i cili po zhvillohet në Strasburg nga 22 deri më 26 qershor 2026.

Sipas njoftimit  të Kuvendit, gjatë këtij sesioni deputetët e APKE-së do të diskutojnë dhe shqyrtojnë një sërë çështjesh që lidhen me demokracinë, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit në Evropë dhe më gjerë.

Gjatë qëndrimit në Strasburg, nënkryetari Gola do të marrë pjesë në seancat plenare të Asamblesë, në mbledhjet e Grupit Socialist (SOC), si dhe në takimet e komiteteve përkatëse të APKE-së.

Ai pritet gjithashtu të kontribuojë në debatet parlamentare mbi temat e përfshira në agjendë dhe të ketë mundësinë t’u drejtojë pyetje personaliteteve ndërkombëtare që do t’i drejtohen Asamblesë.

Në margjinat e sesionit, Gola do të zhvillojë takime me deputetë dhe përfaqësues të institucioneve e organizatave ndërkombëtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (IFJ) ka shprehur mbështetje për gazetarët…