Projekti amerikan i gazit, Sejdiu: Gypi Shkup – Prishtinë kushton vetëm 70 milionë euro

23 qershor 2026 | 08:26

Analisti Dardan Sejdiu ka folur përsëri rreth rëndësisë së pranimit të projektit të gazit amerikan.

Në emisionin Rubikon, ai ka treguar se shtrirja e gypit Shkup-Prishtinë kushton vetëm 70 milionë euro.

Vetëm për këtë shumë, ka thënë ai, Kosova bëhet pjesë e infrastrukturës perëndimore.

“Gypi Shkup-Prishtinë kushton 70 milionë euro. Kaq është buxheti i komunës së Prizrenit. Dhe ti i thua ShBA-së, i thua vendit tanë i thua BE-së se që unë jam pjesë e infrastrukturës dhe e pavarësimit të sistemit energjetik e të sigurisë prej Rusisë”, ka thënë Sediu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Norvegjia ka siguruar plasmanin në fazën e ardhshme të Kupës…