Komuna e Mitrovicës do të themelojë Qendrën e Inovacionit për të rinjtë

23 qershor 2026 | 10:16

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, mori pjesë në konferencën e organizuar nga Ministria e Sportit dhe Rinisë, RYCO dhe GIZ me bashkëpunëtorë të tjerë ndërkombëtarë dhe donatorë.

Me këtë rast, ai ka bërë të ditur se Komuna e Mitrovicës do ta themelojë Qendrën e Inovacionit për të rinjtë, e cila përmes edukimit joformal do t’iu mundësojë ngritjen e kapaciteteve me theks në teknologji dhe gjuhë të huaja, si masë e lehtësimit të tranzicionit nga shkollimi drejt punësimit.

“Të rinjtë janë e tashmja e zhvillimit ekonomik të vendit dhe angazhimi ynë institucional do të jetë që t’u ofrojmë atyre të gjitha mundësitë për punësim”, është shprehur kryetari Peci.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ilir Kushi Ka libra që të tërheqin nga ngjarja dhe…