Hashim Thaçi shfaqet i buzëqeshur në fotografinë e publikuar nga Endriti
23 qershor 2026
| 10:44
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka publikuar një fotografi të rrallë të babait të tij.
Fotografia është shpërndarë në llogarinë e tij në “Instagram”, ku Hashim Thaçi shihet i buzëqeshur.
Endriti nuk ka vendosur asnjë përshkrim apo koment krahas fotografisë së publikuar.
Hashim Thaçi, së bashku me Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, ndodhen në paraburgim në Hagë prej gati gjashtë vitesh.
Ndërkohë, Gjykata Speciale pritet që gjatë kësaj vere të shpallë aktgjykimin në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.




