Nënkryetari Enis Osmani shpreh përkushtim për ringritjen e Teatrit të Qytetit “Muharrem Qena”
23 qershor 2026
| 12:00
Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Enis Osmani, së bashku me Drejtorin e DKRS-së, Gazmend Asllani, zhvilluan takim me ushtruesin e detyrës së drejtorit të Teatrit të Qytetit “Muharrem Qena”, artistin Tafil Peci.
Gjatë takimit u theksua përkushtimi për rikthimin e shkëlqimit, dinjitetit dhe reputacionit të teatrit, pas shumë vitesh të stagnimit dhe keqmenaxhimit.
Po ashtu, u konfirmua mbështetja për zhvillimin e mëtejmë të teatrit, duke diskutuar për aktivitetet, projektet dhe premierat e ardhshme, si
dhe për hapat drejt avancimit të skenës teatrore.
“Kultura mbetet prioritet i yni dhe do të vazhdojmë të mbështesim institucionet kulturore të qytetit tonë”, ka thënë nënkryetari Osmani.



