Ronaldo me mision ndaj Uzbekistanit

23 qershor 2026 | 13:36

Cristiano Ronaldo pritet të jetë figura kryesore në ndeshjen ndërmjet Portugalisë dhe Uzbekistanit.

Superylli portugez, Ronaldo, është një nga lojtarët më të pëlqyer nga tifozë të futbollit në vendin aziatik, Uzbekistan.

Por, sot, Ronaldo do të jetë kundërshtar i tyre në ndeshjen e xhiros së dytë të Grupit K.

Ndeshja Portugali – Uzbekistan luhet nga ora 19:00, në Huston.

Ronaldo u kritikua për paraqitjen e zbehtë në barazimin 1:1 kundër Kongos, në ndeshjen e parë.

Zhurma rreth paraqitjes së Ronaldos u rrit edhe më shumë pasi rivali i tij i përhershëm, Lionel Messi, shënoi tre gola në fitoren 3:0 të Argjentinës ndaj Algjerisë, ndërsa sulmuesit tjerë yje Erling Haaland, Kylian Mbappe dhe Harry Kane shënuan nga dy gola në ndeshjet e tyre të para.

Uzbekistani është një nga katër debutuesit e Kupës së Botës, së bashku me Kepin e Gjelbër, Kuraçaon dhe Jordaninë.

I drejtuar nga fituesi i Kupës së Botës 2006 me Italinë, Fabio Canavaro, Uzbekistani humbi 3:1 nga Kolumbia në ndeshjen e parë.

Portugalia dhe Uzbekistani nuk janë përballur deri më tani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hotel Mediteran, i vendosur në zemër të Ulqinit dhe i…