Kearns në KiE alarmon për Serbinë, përmend edhe armatosjen që i bëri grupit terrorist të Banjskës

23 qershor 2026 | 22:05

Alicia Kearns, deputetja britanike, ka ndarë një video në rrjetin “X”, nga fjala e saj në Këshillin e Evropës ku për qytetarët serbë në Serbi ka kërkuar “zgjedhje të lira, një shtyp të lirë dhe një demokraci të lirë nga korrupsioni dhe kapja e shtetit”.

“Evropa nuk duhet ta kthejë shikimin nga ana tjetër ndërsa liritë demokratike po shkatërrohen”, shkruan ajo krahas videoes.

Bazuar në tragjedinë e ndodhur në Novi Sad, Kearns përmendi protestat duke theksuar se 4 milionë njerëz dolën në rrugë.

Ajo alarmoi për mediat në Serbi duke theksuar se shtypi i lirë është një themel mbi të cilin ndërtohet demokracia.

Deputetja thotë se shtypi në Serbi po “çmontohet qëllimisht dhe në sy të publikut”.

“Redaksive të pavarura u janë larguar liderët e tyre. N1, Nova S, dhe Danas , janë shitur tek një firmë e lidhur me Orbanin dhe Vuçiqin”, thekson deputetja.

Ajo krahasoi Serbinë me Rusinë, gjithashtu përmendi edhe sulmin terrorist në Bajnska, duke alarmuar për pretendimet e Serbisë ndaj fiqnjëve./Periskopi/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka folur…