Aksident me fatalitet në Francë, humb jetën Besire Kolgeci-Baraliu
24 qershor 2026
| 00:13
Në një aksident trafiku në Francë, më 22 qershor 2026, ka humbur jetën Besire Kolgeci-Baraliu nga fshati Bukosh.
Sipas familjarëve, në aksident janë lënduar edhe bashkëshorti i saj dhe dy djemtë, të cilët po marrin trajtim mjekësor në një spital në Bazel.
Ngushëllime familjeve Baraliu dhe Kolgeci për humbjen e rëndë. Të lënduarve u urojmë shërim sa më të shpejtë.
Për ceremoninë mortore, familja do të njoftojë me kohë.



