Endrit Thaçi takon Edi Ramën: Faleminderit që qëndruat në anën e së vërtetës kur shumë të tjerë zgjodhën heshtjen

24 qershor 2026 | 11:15

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka publikuar një fotografi nga takimi me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, duke e falënderuar për mbështetjen e tij ndaj luftës së UÇK-së dhe ish-krerëve të saj që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.

Në postimin e publikuar në rrjetet sociale, Endrit Thaçi e cilësoi Ramën si një nga zërat më të fuqishëm në mbrojtje të luftës së UÇK-së dhe të së vërtetës për Kosovën.

Ai shkroi se kryeministri shqiptar ka qëndruar në anën e së vërtetës në një kohë kur, sipas tij, shumë të tjerë kanë zgjedhur të heshtin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka publikuar…