​Emërohet Komisioni për kompensimin e viktimave të krimit

24 qershor 2026 | 11:52

Qeveria e Kosovës e ka miratuar propozim-vendimin për emërimin e Komisionit për Kompensimin e Viktimave të Krimit.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se propozimi i emërimit të këtij komisioni po bëhet për të garantuar zbatimin efektiv të ligjit për Kompensimin e Viktimave të Krimit dhe mbrojtjen e të drejtave të viktimave.

“Ky mekanizëm është përgjegjës për shqyrtimin e kërkesave dhe vendimmarrjen lidhur me kompensimin e personave që kanë pësuar nga veprat penale. Emërimi i tij siguron vazhdimësinë e funksionimit të sistemit të kompensimit dhe forcimin e mbështetjes institucionale për viktimat e krimit”, ka thënë Kurti.

Ndërsa ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka thënë se ky veprim synon të sigurojë ruajtjen e standardeve kushtetuese dhe ligjore të së drejtës dhe zbatimin e mirëfilltë të ligjeve në fuqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duke u bazuar në Ligjin Nr. 08/L-181 për Vlerësimin e…