Georgina feston golat e Ronaldos

24 qershor 2026 | 11:59

Georgina Rodríguez ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një fotografi të publikuar gjatë ndjekjes së ndeshjes Portugali – Uzbekistan.

Në imazhin e shpërndarë në rrjetet sociale, Georgina shfaqet para televizorit e veshur me fanellën me numrin 7, simbol i karrierës së partnerit të saj, Cristiano Ronaldo.

Fotografia është realizuar në ambientet e shtëpisë, teksa në ekran shihet moment nga ndeshja e Portugalisë, me Georginën që pozon me shenjën e fitores.

Fitorja vërtet ishte e ëmbël sonte, me Ronaldon që shënoi dy gola të bukur.

Image

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti i LDK-së, Anton Quni, ka reaguar pas përplasjeve të…