Ethem Çeku promovon librin “Lëvizja Shqiptare për Pavarësi”, një studim mbi rrugën drejt shtetit shqiptar

24 qershor 2026 | 12:09

Ish-ministri dhe historiani Ethem Çeku ka promovuar sot në Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” librin e tij më të ri, “Lëvizja Shqiptare për Pavarësi – Politika, Kryengritjet dhe Diplomacia (1908 – 1912)”.

Përmes këtij botimi, autori sjell një vështrim të thelluar mbi një nga periudhat më të rëndësishme të historisë kombëtare shqiptare.
Libri trajton zhvillimet politike, kryengritjet dhe aktivitetin diplomatik të shqiptarëve në vitet vendimtare që i paraprinë shpalljes së pavarësisë, shkruan “Epoka e re”.

Sipas autorit, pikërisht gjatë kësaj periudhe patriotët shqiptarë, përmes organizimit politik, kryengritjeve dhe forcimit të ndërgjegjes kombëtare, kurorëzuan përpjekjet shekullore për formimin e shtetit shqiptar.

Në ceremoninë e promovimit morën pjesë intelektualë, profesorë universitarë, përfaqësues të jetës politike, si dhe miq e bashkëpunëtorë të afërt të autorit.

May be an image of text

May be an image of text

May be an image of text that says 'dea dea'

May be an image of one or more people, people studying and text

/Epoka e re

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka zbuluar rolin që Donald…