Bellingham mezi pret të punojë me Mourinhon: Është trajner i madh

24 qershor 2026 | 13:33

Jude Bellingham ka folur pas barazimit pa gola të Anglisë ndaj Ganës në Kupën e Botës 2026, duke komentuar edhe ardhjen e José Mourinhos në stolin e Real Madridit.

Mesfushori anglez nuk i ka kursyer fjalët e mira për trajnerin portugez, duke e vlerësuar lart figurën e tij. “Mourinho është një trajner i madh”, ka thënë Bellingham.

Ylli i Anglisë dhe i Real Madridit është shprehur gjithashtu i kënaqur me lëvizjet e klubit në merkato, duke theksuar cilësinë dhe përvojën që kanë sjellë afrimet e reja.

“Jam shumë i lumtur. Kemi bërë gjithashtu nënshkrime të shkëlqyera, shumë afrime, me shumë cilësi dhe përvojë. Do të jem shumë i lumtur të punoj me ta”, ka përfunduar Bellingham.

Ndërkohë, ylli i “Tre Luanëve” aktualisht është i fokusuar te objektivi për ta fituar Kupën e Botës 2026 me Anglinë, e cila pas dy xhirove ka grumbulluar katër pikë në fazën e grupeve. Anglia do ta zhvillojë edhe një ndeshje në fazën grupore, atë ndaj Panamasë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat…