Policia e Kosovës dhe ARBK nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për forcimin e koordinimit institucional

25 qershor 2026 | 11:14

Policia e Kosovës dhe Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK) kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me synim forcimin e koordinimit ndërinstitucional dhe avancimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

Sipas njoftimit, marrëveshja parasheh përmirësimin e shkëmbimit të informatave ndërmjet dy institucioneve, ngritjen e kapaciteteve profesionale si dhe zhvillimin e mëtejmë të bashkëpunimit institucional.

Ky bashkëpunim synon të rrisë efikasitetin në punë dhe të kontribuojë në ofrimin e shërbimeve më cilësore për qytetarët dhe bizneset në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS) ka vlerësuar se…